INFORMACION
Shfrytëzoni mundësinë për të ndjekur një kurs kreativ për prerjet me Ardi Borovën, një nga stililistët më të mirë të flokëve në Shqipëri!
Ai do të përdorë përvojën e tij të pasur për t’ju siguruar një eksperiencë të paharrueshme. Ardi do t'ju udhëheqë në seancat e punës dhe do t’ju ofrojë demonstrime provokuese duke ju dhënë mundësinë të krijoni një portofol të modeleve më të reja në prerjen e flokëve, për të frymëzuar klientët tuaj por edhe anëtarët e tjerë të ekipit në sallonin tuaj. Ai do t'ju frymëzojë teksa ju rrëfen rrugëtimin e tij profesional në fillimet e karrierës së tij në shtetet më të rëndësishme të Europës.
Shfrytëzoni këtë mundësi për t’u informuar dhe motivuar!
Kursi ynë i është dedikuar risive në botën e prerjeve (për meshkuj dhe femra) dhe teknikave të bazuara në eksperiencën e Ardi Borovës.
Ky kurs është i përshtatshëm si për një parukier që sapo është kualifikuar por edhe për një parukier që ka më pak eksperiencë në prerjen e flokëve, që është në kërkim të ideve të reja. Kjo është mundësia juaj për të kuptuar se si kjo disiplinë unike kombinohen teknika të ndryshme për të prodhuar një repertor të plotë modelesh.
Praktika në sesionet e punës, është përshtatur më së miri në punët klasike të një salloni me demostrime të detajuara që do t’ju frymëzojnë, motivojnë dhe fuqizojnë!
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!