________________
KURS 3 MUJOR
_______________
Slider

Kurs 3 mujor

INFORMACION

Dëshironi të bëheni parukierë?

Besoni se kualifikimet janë çelsi i suksesit afatgjatë në këtë fushë?

“Borova Academy” është mundësia më e mirë për fillimin e një karriere të suksesshme në parukeri!

Teknikat kryesore që mbështesin filozofinë “Borova Academy” janë teknikat e prerjes dhe e ngjyrosjes, këto teknika do të kalohen me profesionalizëm tek ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar në parukeri.

Kursi për fillestarët është i ndarë në katër faza duke mbuluar të gjitha njohuritë e nevojshme për një karrierë të sigurt drejt suksesit. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, elementët që do të mbeten konstantë janë:

  • Udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Borova Academy” për të gjitha sesionet e punës.
  • Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori ashtu dhe në detyra praktike, për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.

  • FAZA E PARË (JAVËT 1- 4)

    KJO FAZË DO T'JU PREZANTOJË ME TEKNIKAT BAZË.

    • 1. Historia & filozofia e “Ardi Borova”
    • 2. Larja, tharja dhe deri tek produktet e stilimit.
    • 3. Teknikat e stilimit
    • 4. Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës.
    • 5. Teknika e konsultimit me klientët.
    • 6. Përkujdesje ndaj klientëve
    • 7. Teoritë teknike
    • 8. Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E DYTË (JAVËT 5-9)

    NË KËTË FAZË DO TË HYNI NË BOTËN UNIKE TË PRERJES SË FLOKËVE PËR MESHKUJ.

    • 1. Abc-ja e prerjes së flokëve për meshkuj sipas mënyrës “Ardi Borova”.
    • 2. Teknika e prerjes me gërshërën mbi krehër.
    • 3. Format e prerjeve për meshkuj me shkallëzim.
    • 4. Teknikat e prerjeve të fundeve me gërshër.
    • 5. Teoritë teknike
    • 6. Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E TRETË (JAVËT 10- 14)

    FAZA E FUNDIT FILLESTARËVE ËSHTË DIZENJUAR PËR T’JU DHËNË KOHËN E NEVOJSHME PËR TË PERFEKSIONUAR AFTËSITË DHE TË PËRDORNI DIJEN E FITUAR QË T’JU PËRGATISIM PËR TË PUNUAR NË SALLON.

    • 1. Kombinimin e punës standart në sallon për meshkuj.
    • 2. Të punuarit në formë të pavarur dhe ndërmarrja e iniciativave
    • 3. Të punuarit me kohë të përcaktuar
    • 4. Leksion mbi shkëputjen, një hyrje të punës kreative në sallon
    • 5. Njohje e avancuar e teknikave të përmbylljes
    • 6. Teknikat e intervistave të punësimit
    • 7. Vlerësimi përfundimtar

Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!

+355 4 2270967

+355 68 2026118

+355697636666

ose

Regjistrohuni në buletinin tonë

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.