INFORMACION
Dëshironi të bëheni parukierë?
Besoni se kualifikimet janë çelsi i suksesit afatgjatë në këtë fushë?
“Borova Academy” është mundësia më e mirë për fillimin e një karriere të suksesshme në parukeri!
Teknikat kryesore që mbështesin filozofinë “Borova Academy” janë teknikat e prerjes dhe e ngjyrosjes, këto teknika do të kalohen me profesionalizëm tek ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar në parukeri.
Kursi për fillestarët është i ndarë në katër faza duke mbuluar të gjitha njohuritë e nevojshme për një karrierë të sigurt drejt suksesit. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, elementët që do të mbeten konstantë janë:
- Udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Borova Academy” për të gjitha sesionet e punës.
- Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori ashtu dhe në detyra praktike, për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.
FAZA E PARË (JAVËT 1- 4)
KJO FAZË DO T'JU PREZANTOJË ME TEKNIKAT BAZË
- 1.Historia & filozofia e “Ardi Borova”.
- 2.Larja, tharja dhe deri tek produktet e stilimit
- 3.Teknikat e Stilimit
- 4.Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës.
- 5.Vlerësim i personalizuar
FAZA E DYTË (JAVËT 5-9)
NË KËTË FAZË DO TË MËSONI TEKNIKAT E NEVOJSHME PËR TË KONSULTUAR KLIENTIN.
- 1. Teknika e konsultimit me klientët
- 2. Përkujdesje ndaj klientëve
- 3. Teoritë teknike
- 4. Vlerësim i personalizuar
FAZA E TRETË (JAVËT 10- 14)
NË KËTË FAZË DO TË HYNI NË BOTËN UNIKE TË PRERJES SË FLOKËVE PËR MESHKUJ.
- 1. Abc-ja e prerjes së flokëve për meshkuj sipas mënyrës “Ardi Borova”.
- 2. Teknika e prerjes me gërshërën mbi krehër.
- 3. Vlerësim i personalizuar
FAZA E KATËRT (JAVËT 15-19)
NË KËTË FAZË DO TË KALOJMË TEK TEKNIKAT MË TË AVANCUARA TË PRERJES SË FLOKËVE PËR MESHKUJ
- 1. Format e prerjeve për meshkuj me shkallëzim.
- 2. Teknikat e prerjeve të fundeve me gërshër.
- 3. Teoritë teknike
- 4. Vlerësim i personalizuar
FAZA E PESTË (JAVËT 20-24)
NË KËTË FAZË DO TË PUNOJMË ME TEKNIKAT E NEVOJSHME PËR TË FITUAR VETBESIMIN GJATË PUNËS NË SALLON
- 1.Kombinimin e punës standart në sallon për meshkuj.
- 2.Të punuarit në formë të pavarur dhe ndërmarrja e iniciativave
- 3.Të punuarit me kohë të përcaktuar
FAZA E GJASHTË (JAVËT 25-29)
FAZA E FUNDIT ËSHTË DIZENJUAR PËR T’JU DHËNË KOHËN E NEVOJSHME PËR TË PERFEKSIONUAR AFTËSITË DHE TË PËRDORNI DIJEN E FITUAR QË T’JU PËRGATISIM PËR TË PUNUAR NË SALLON.
Kursi mbyllet me një provim për prerjen, Show Final i Çertifikimit, dhe Ceremonia e shpërndarjes së Çertifikatave, ku do të jenë të pranishëm ekipi i “Ardi Borova Sallon & Academy”, bashkë me të ftuarit tuaj. Ky event kërkon nga ju që të punoni me shokët e kursit për të nxjerr në pah të gjitha aspektet përfundimtare të stërvitjes dhe udhëzimeve që ju janë dhënë në temën identifikuese, modeling, stilim, make up, muzikë dhe ndriçim. Gjithashtu, do të studjoni elementët e më poshtëm:
- Leksion mbi shkëputjen, një hyrje të punës kreative në sallon
- Njohje e avancuar e teknikave të përmbylljes
- Teknikat e intervistave të punësimit
- Vlerësimi përfundimtar
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!