________________
STILIM
________________
Slider

Stilim

INFORMACION

Dëshironi të rrisni vetbesimi tuaj profesional?

Kursi Master (post-çertifikim) është unik dhe inovativ në përmbajtje dhe i krijuar ekskluzivisht për t’i dhënë zgjidhje nevojave të studentëve me aftësi të mira në parukeri.

Ju do të përvetësoni gjithnjë e më mirë punën moderne të “Borova Academy”, ndërkohë do të lidheni gjithnjë e më tepër me teknikat moderne rreth stilimit të flokëve dhe do të keni mundësinë të mësoni teknikat më të njohura dhe më të kërkuara. Struktura formale e të mësuarit kompeson të gjithë elementët e nevojshëm duke ju dhënë ndihmën e nevojshme për të krijuar një emër në fushën e parukerisë.

Ju do të merrni guidë dhe mentorim personal nga ekipi më i njohur në Shqipëri, “Borova Academy”, përmes të gjithë niveleve të kursit. Një vlerësim personalizuar do të kryhet çdo muaj që të sigurohemi që jeni duke i arritur objektivat e kursit sipas standardeve të “Borova Academy”.

Faza finale e kursit post-çertifikim do t’ju japë mundësinë të merrni pjesë në një set fotografik ku do t’ju orjentojmë ne mbi temën, stilimin e veshjeve, make-up, ndriçimin, çdo gjë që do të keni nevojë të dini.

Pas përfundimit me sukses të këtij kursi ju do të merrni titullin Profesionist/Mjeshtër në fushën e parukerisë.

Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!

+355 4 2270967

+355 68 2026118

+355697636666

ose

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.