__________________________________________
KURS 6 MUJOR
__________________________________________
Slider

Kurs 6 mujor

INFORMACION

Dëshironi të bëheni parukierë?

Besoni se kualifikimet janë çelsi i suksesit afatgjatë në këtë fushë?

“Borova Academy” është mundësia më e mirë për fillimin e një karriere të suksesshme në parukeri!

Teknikat kryesore që mbështesin filozofinë “Borova Academy” janë teknikat e prerjes dhe e ngjyrosjes, këto teknika do të kalohen me profesionalizëm tek ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar në parukeri.

Kursi për fillestarët është i ndarë në katër faza duke mbuluar të gjitha njohuritë e nevojshme për një karrierë të sigurt drejt suksesit. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, elementët që do të mbeten konstantë janë:

  • Udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Borova Academy” për të gjitha sesionet e punës.
  • Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori ashtu dhe në detyra praktike, për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.

  • FAZA E PARË (JAVËT 1- 4)

    PREZANTIM ME TEKNIKAT BAZË.

    • 1.Historia & filozofia e “Ardi Borova Salon & Academy”.
    • 2. Larja, tharja, produktet e stilimit.
    • 3. Teknikat e stilimit
    • 4. Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës.
    • 5. Teknika e konsultimit me klientët.
    • 6. Njohuri mbi kujdesin ndaj klientëve
    • 7.Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E DYTË (JAVËT 5-9)

    NË KËTË FAZË DO TË HYNI NË BOTËN E PRERJES SË FLOKËVE PËR FEMRA! DO TË FILLONI TË PRAKTIKONI NJOHURITË DHE AFTËSITË QË KENI MËSUAR, NË FLOKË TË VËRTETË.

    • 1. Njohuri mbi kujdesin ndaj klientëve
    • 2.Njohuritë mbi produktet
    • 3.Njohuritë abc (Prerjet e flokëve sipas mënyrës “Borova Academy”:
      • -Prerje Drejtë
      • -Shkallëzim 0 - 45°
      • -Shkallëzim (Normal dhe i Fortë)
    • 4.Teoritë teknike
    • 5.Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E TRETË (JAVËT 10- 14)

    KJO FAZË E KURSIT DO T’JU PLOTËSOJË ME DIJET E NEVOJSHME NË TERMA TEORIKË DHE PRAKTIKË PËR ABC-N E BOJRAVE SIPAS MËNYRËS SË “Borova Academy”

    • 1.Sesione pune mbi të gjitha teknikat bazë të prerjes së flokëve për femra
    • 2.Demostrim/leksione mbi të gjitha teknikat e prerjeve për femra
    • 3.Radhitja në krehje / leksione konsultimi
    • 4.Zgjerimi i dijeve mbi produktet
    • 5.Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E KATËRT (JAVËT 15-19)

    NË KËTË FAZË DO TË BËHET DHE PREZANTIMI ME BOTËN E BOJRAVE. GJITHASHTU, DO TË PREZANTOHENI DHE ME ABC-N PËR MESHKUJ.

    • 1.Formulat e ngjyrave
    • 2.Listat e ngjyrave
    • 3.Prezantimi me teknikat abc të bojës sipas mënyrës “Borova Academy”
    • 4.Teknikat abc të bojës sipas mënyrës “Borova Academy”
    • 5.Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E PESTË (JAVËT 20-24)

    NË KËTË FAZË DO TË BASHKONI SHUMË AFTËSI TË MËSUARA, TË CILAT DO T’JU JAPIN BESIMIN QË KA NEVOJË ÇDO PROFESIONIST I RI.

    • 1.Teknikat “a” mbi lyerjet e plota të bojrave
    • 2.Teknikat “b” të lyerjeve të pjesshme
    • 3.Teknikat “c” të kombinimit të lyerjeve
    • 4.Teknikat moderne të lyerjeve
    • 5.Provim për ngjyrat & teknikat
    • 6.Vlerësim i personalizuar
  • FAZA E GJASHTË (JAVËT 25-29)

    FAZA E FUNDIT ËSHTË E DIZENJUAR PËR T’JU DHËNË KOHËN E MJAFTUESHME PËR TË PERFEKSIONUAR AFTËSITË E MËSUARA DHE TË PËRDORNI DIJET E FITUARA, PËR TU BËRË GATI QË TË PUNONI NË SALLON.

    • 1.Teknikat klasike të permanentit
    • 2.Rregullat e mirësjelljes profesionale në sallon
    • 3.Të punuarit në formë të pavarur dhe ndërmarrja e iniciativave
    • 4.Të punuarit me kohë të përcaktuar
    • 5.Teknikat e intervistave të punësimit
    • 6.Provim në praktikë
    • 7.Vlerësimi personalizuar

Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!

+355 4 2270967

+355 68 2026118

+355697636666

ose

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.