INFORMACION
Dëshironi të bëheni parukierë?
Besoni se kualifikimet janë çelsi i suksesit afatgjatë në këtë fushë?
“Borova Academy” është mundësia më e mirë për fillimin e një karriere të suksesshme në parukeri!
Teknikat kryesore që mbështesin filozofinë “Borova Academy” janë teknikat e prerjes dhe e ngjyrosjes, këto teknika do të kalohen me profesionalizëm tek ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar në parukeri.
Kursi për fillestarët është i ndarë në katër faza duke mbuluar të gjitha njohuritë e nevojshme për një karrierë të sigurt drejt suksesit. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, elementët që do të mbeten konstantë janë:
- Udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Borova Academy” për të gjitha sesionet e punës.
- Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori ashtu dhe në detyra praktike, për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.
FAZA E PARË (JAVËT 1 - 7)
KJO FAZË DO T'JU PREZANTOJË ME TEKNIKAT BAZË.
- 1.Historia & filozofia e “Ardi Borova Salon & Academy”.
- 2. Larja, tharja, produktet e stilimit.
- 3. Teknikat e stilimit
- 4. Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës.
- 5. Teknika e konsultimit me klientët.
- 6. Njohuri mbi kujdesin ndaj klientëve
- 7. Teoritë teknike
- 8. Vlerësim i personalizuar
Pasi të kuptohet tipi i flokut, shumë shpejtë kalohet tek prezantimi i aftësive preçize të prerjes:
- abc – Prerje drejtë
- abc – Shkallëzimi 0 - 45°
- abc – Shkallëzim Normal dhe i Fortë
FAZA E DYTË (JAVËT 8 - 14)
KJO FAZË VAZHDON TË ZGJEROHET NË PROÇESIN E TË MËSUARIT DHE JU PREZANTON ME DISIPLINAT E PRERJES DHE LYERJEVE.
- 1.Sesione pune mbi të gjitha teknikat bazë të prerjes së flokëve për femra
- 2.Radhitja në krehje / leksione konsultimi
- 3.Vazhdimi i teorisë mbi teknikat
- 4.Formulat e ngjyrave
- 5.Listat e ngjyrave
- 6.Vazhdimi i studimit të teknikave të stilimit
- 7.Vlerësim personal
- 8.Zgjerimi i dijeve mbi produktet
FAZA E TRETË (JAVËT 15 – 21)
KJO FAZË JU JEP MUNDËSINË TË HYNI NË BOTËN UNIKE TË PRERJES SË FLOKËVE PËR MESHKUJ DHE VAZHDIMI I PRERJEVE DHE LYERJVE PËR FEMRA.
- 1.Abc-ja e prerjes së flokëve për meshkuj sipas mënyrës “Ardi Borova”
- 2.Teknika e prerjes me gërshërën mbi krehër
- 3.Format e prerjeve për meshkuj me shkallëzim
- 4.Teknikat e prerjeve të fundeve me gërshër
- 5.Formulat e avancuara të lyerjve
- 6.Listat e ngjyrave
- 7.Prezantimi iabc-s së lyerjeve sipas mënyrës së “Ardi Borova”
- 8.Vlerësim i personalizuar
FAZA E KATËRT (JAVËT 22 – 30)
KJO FAZË EMOCIONUESE DO TË MBULOJË TEORINË DHE APLIKIMIN E LYERJEVE TË FLOKËVE SIPAS MËNYRËS “Borova Academy”
- 1.Abc-ja e lyerjes së flokëve sipas mënyrës “Borova Academy”
- 2.Teknikat e lyerjeve të plota të flokëve
- 3.Teknikat e lyerjeve të pjesshme
- 4.Teknikat e kombinimit të ngjyrave
- 5.Teknikat moderne të lyerjeve të flokëve
- 6.Teknikat klasike të permanentit
- 7.Vlerësim i personalizuar
FAZA E PESTË (JAVËT 31 – 39)
KJO FAZË PREJ 6 JAVËSH PËRBLEDH AFTËESITË E MËSUARA MË PARË PËR T’JU RRITUR VETËBESIMIN, DHE PËR TË KUPTUAR MË MIRË ROLIN E NJË PROFESIONISTI. PËRGJATË KËSAJ FAZE, DO TË KENI NJË LEKSION NGA NJË PROFESOR I FTUAR MBI HISTORINË KULTURORE/ FASHION AUTOR / HISTORIAN.
- 1.Përmbledhje e të gjitha teknikave të prerjes – për meshkuj dhe femra
- 2.Teknikat e avancuara të lyerjve dhe të korigjimeve në lyerje
- 3.Kombinimet në prerje dhe lyerje
- 4.Kujdesi ndaj klientit
- 5.Rregulla të mirësjelljes profesionale në sallon
- 6.Provim për lyerje dhe teknikë
- 7.Provim në praktikë
- 8.Vlerësim i personalizuar
FAZA E GJASHTË – (JAVËT 40 – 48)
FAZA E FUNDIT DHE NDOSHTA MË SFIDUESJA PËR KURSIN 36 JAVËSH TË ÇERTFIKIMIT TË FILLESTARËVE ËSHTË DIZENJUAR PËR T’JU DHËNË KOHËN E NEVOJSHME PËR TË PERFEKSIONUAR AFTËSITË DHE TË PËRDORNI DIJEN E FITUAR QË T’JU PËRGATISIM PËR TË PUNUAR NË SALLON.
Kursi mbyllet me një provim për prerjen, Show Final i Çertifikimit, dhe Ceremonia e shpërndarjes së Çertifikatave, ku do të jenë të pranishëm ekipi i “Ardi Borova Sallon & Academy”, bashkë me të ftuarit tuaj. Ky event kërkon nga ju që të punoni me shokët e kursit për të nxjerr në pah të gjitha aspektet përfundimtare të stërvitjes dhe udhëzimeve që ju janë dhënë në temën identifikuese, modeling, stilim, make up, muzikë dhe ndriçim.
Gjithashtu, do të studjoni elementët e më poshtëm:
- 1.Kombinimin e punës standart në sallon për meshkuj dhe femra
- 2.Të punuarit në formë të pavarur dhe ndërmarrja e iniciativave
- 3.Të punuarit me kohë të përcaktuar
- 4.Leksion mbi shkëputjen, një hyrje të punës kreative në sallon
- 5.Njohje e avancuar për shkallëzimet 0 – 45° dhe shkallëzimet normale dhe të fortë të flokëve
- 6.Njohje e avancuar e teknikave të përmbylljes
- 7.Teknikat e intervistave të punësimit
- 8.Vlerësimi përfundimtar
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!