INFORMACION
Dëshiron të shprehësh talentin në teknikat e lyerjeve?
Në qoftë se po, atëherë zgjidh kursin tonë “Vip Class Lyerje”.
Prezantimi i përsosur me këtë formë gjallësuese të përzgjedhjes dhe aplikimit të ngjyrave është një aftësi që do të rrisë mundësitë tuaja të fitimit.
Në këtë kurs ju do të studioni teorinë e tabelës së ngjyrave, për lyerje të plota, të pjesshme dhe teknikat e kombinimit të ngjyrave përmes demostrimit si dhe sesionet e praktikës. Shumë shpejt do t’ju rritet vetbesimi në përzgjedhjen e ngjyrave që plotësojnë tonin e ngjyrës së klientit tuaj; dhe do të zgjidhni teknikat e aplikimit që do ti japin një dimension të ri flokëve.
Ne besojmë se përvetësimi i këtyre aftësive është me shumë rëndësi përpara se të kaloni në një punë më të avancuar, kështu që kapeni mundësinë për ta filluar mbarë botën e ngjyrave!
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!