INFORMACION
Në qoftë se jeni të apasionuar pas lyrjeve me fije dhe doni të rrisni mundësitë e fitimeve në sallonin tuaj, atëherë “Fije sipas Ardi Borova Academy” është kursi ideal për ju!
Ky kurs është programuar që të jetë intensiv në mënyrë që të shfaqë metodat kryesore të lyerjeve të pjesshme përmes praktikës në sesione të demostrimeve plotë risi. Përgjatë kursit do të shpjegohen fijet, ndarja e flokëve, fijet teke, përzgjedhja e fijeve, e vendeve, ndërthurja, palosja dhe mbyllja e tyre. Do të shpjegohet gjithashtu teknikat sipas gjatësisë dhe llojeve të ndryshëm të flokëve, duke siguruar një spektër të plotë mbi teknikat e lyerjeve të pjesshme.
Çdo parukier i kualifikuar në lyerjen e flokëve e ka të nevojshme të kuptuarin e principeve të teorive të bojrave dhe aplikimit të tyre në dizajnin e flokëve për të fituar vetëbesim në bërjen e fijeve që janë të përshtatshme për t’i dhënë një dimension tjetër prerjes.
Zotërimi i këtyre aftësive kyç do të jetë një avantazh i madh për repertorin tuaj.
Mos e humbisni këtë mundësi për të patur një fillim të mirë në botën e lyerjeve!
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!