INFORMACION
Dëshiron të shprehësh talentin në botën e make-up?
Në qoftë se po, atëherë zgjidh kursin tonë “Make-Up Kreativ”.
Prezantimi i përsosur i teknikave më të rëndësishme nga Ardi Borova rreth make-up.
Në këtë kurs ju do të studioni teorinë e ngjyrave dhe teknikat e make-up, kursi do të jetë i ndërthurur me sesionet e praktikës për të përvetësuar çdo element. Shumë shpejt do t’ju rritet vetbesimi dhe do të zgjidhni teknikat më të mira të aplikimit.
Ne besojmë se përvetësimi i këtyre aftësive është me shumë rëndësi përpara se të kaloni në një punë më të avancuar, kështu që kapeni mundësinë për ta filluar mbarë në botën e make-up!
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!