___________________________
Heritage
___________________________
Slider

Heritage

Heritage

Ideja për krijimin e një salloni bukurie nga Ardi Borova lindi në vitin 1993, dhe do të konkretizohej më pas në vititn 1994. Pas disa vitesh, në 1996-1997 Borova vjen në Shqipëri me një frymë të re, me një eksperiencë të fituar në Itali dhe Francë, e cila i hapi rrugën për të marrë pjesë në eventet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në Shqipëri, siç ishte “Miss Europa 1996” si dhe në festivalet e këngës në radio televizion.

Në vitin 1997, do të hapej “Borova Academy”, një akademi e cila vazhdon të jetë më e mira në Shqipëri, për të gjithë ata të rinjë që aspirojnë të kenë një karrierë të suksesshme në fushën e parukerisë, dhe jo vetëm.

Kanë qenë të shumtë kursantët të cilët kanë dalë nga duart e Ardi Borovës dhe kanë pasur një karrierë të suksesshme duke hapur sallonet e tyre ose duke punuar në sallonet më të mira jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Sot, figura të njohura të ekranit shqiptar i kanë besuar imazhin e tyre publik vetëm Ardi Borovës!

Kontributi i palodhur që Borova ka dhënë ndër vite, puna cilësore, si dhe pasioni që ai trasmeton, ka bërë që salloni dhe akademia e tij të jenë përgjatë gjithë këtyre viteve më të mirat dhe më të besuarat në treg.

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.