Ardi Borova ju mundëson të keni sallonin që gjithmonë keni dëshiruar!
“Borova Salon” i jep mundësinë të gjithë parukierëve me eksperiencë nga çdo qytet i Shqipërisë të hapin një filial të “Borova Salon”. Parukierët e përzgjedhur do të ndjekin një trajnim pranë sallonit tonë për të mësuar të gjitha teknikat dhe proceset që ne ndjekim.
Benefitet e një partneriteti me “Borova Salon” :
- Avantazhi i të pasurit ekskluzivitetin e brand-it “Borova Salon”.
- Ndjekja e teknikave dhe proçeseve të mirë përcaktuara.
- Përditësime të vazhdueshme rreth teknikave më të reja në botën e parukerisë, make up-it, dhe estetikës.
- Përditësime të vazhdueshme rreth trendeve më të reja në botën e parukerisë, make up-it, dhe estetikës.