INFORMACION
Në këtë kurs, ajo që ka më shumë rëndësi është që të keni një ide të qartë për profilin e make-up artist që dëshironi të ndiqni, e më pas do t’ju prezantojmë me praktikën profesionale. Kursi do t’ju prezantojë me botën e artit të grimit, gjithashtu do të mësoni dhe grimin për nuse.
Kursi fillon me :
- Hyrje në artin e grimit
- Profil pune për grimier
- Detyrat e përgjithshme të punës
- Fillimi
- “Mjetet” e marketimit
Orjentimi për praktikën profesionale :
- Prezantimi me produktet e grimit
- Prezantimi me furçat e grimit
- Emrat dhe funksionet për secilën nga furçat e grimit
- Furçat më të mira të “Ardi Borova Salon/Academy”
- Praktikat e higjenës në grim
- Ruajtja dhe transportimi i produkteve kozmetike
Më pas, do të vijojmë më principet bazë të artit të grimit. Do të mësoni mbi llojet e lëkurave, format e fytyrës, teoritë e ngjyrave, produktet e grimit, problemet e lëkurës, ngjyrat dhe tonet e lëkurës, kombinimi, ndriçimi dhe bazat e aplikimit të grimit.
Pikat kyç të këtij nivel kursi janë :
- Përgatijet e grimit – gjithçka mbi pastrimin e lëkurës deri tek aplikimi i fondatinës
- Ç’rregullimet e zakonshme të fytyrës dhe përzgjedhja e grimit të përshtatshëm
- Reagimet e ndryshme të fytyrës dhe si t’i shmangim ato
- Emocionet e ngjyrave
- Ngjyra e lëkurës dhe nëntonet e saj
- Modele për përzgjedhjen e ngjyrave për lyerjen e syve
- Format e fytyrave
Aplikimet bazë të grimit :
- Si të bësh një grim të plotë nga dhënia e formës vetullës deri tek konturimi i buzëve
- Cilët mjete dhe produkte grimi të përdorni dhe ku
- Si të ndërveproni me klientin në një formë profesionale
Teknikat e heqjes së grimit :
- Gjithçka mbi produktet e ndryshme të heqjes së grimit
- Si të hiqet grimi në zona të ndryshme të fytyrës
Fokusimi në Korigjimet e Fytyrës :
- Si të ndërhyni në dëmtime të lëkurës
- Gjithçka mbi korrektimin dhe mbulimin
- Si të testoni me sukses ngjyrën e fondatinës
- Principet e ngjyrave për praktikën e korigjimit të grimit
- Si të mbulohen dëmtimet dhe probleme te lëkurës
- Manierizmat me klientë që kanë lëkurë të kushtëzuar
- Si të theksohen dhe konturohen zona të caktuara të fytyrës për t’i bërë më të dukshme dhe për të rritur përmasat
- Teknikat korigjuese për zona kyç të fytyrës
- Korigjime të zakonshme
Grimi për lëkura të rritura (mature) :
- Si të përshtasni teknikat e aplikimit të grimit për lëkura të maturuara
- Si të theksohen, të bëhen më të dukshme tipare të fytyrës tek klientët e rritur
Në këtë nivel të kursit ju do të praktikoni disa nga pamjet më të zakonshme të artit të grimit, siç është grimi për paradite, mbrëmje, sezonal dhe dritëhijet e syve. Do të merrni pjesë në sesione pune më klietnë specifik, si meshkujt dhe adoleshentët dhe do të mësoni bazat e marrëdhënies më klientin.
Aplikimi i grimit përgjatë paradites dhe mbrëmje :
- Krijimi i një grimi bazë për paradite
- Transformimi i një grimi paraditeje në një grim për mbrëmje
Grimi për sezone dhe klientë specifik :
- Sezonet e modës së ngjyrave dhe trendeve në grim
- Ndryshimet sezonale
- Grimi për meshkuj
- Grimi për adoleshent
- Grimi përgjatë shtatëzanisë
Grimi për meshkuj :
- Krijimi i një look-u sa më natyral për meshkuj
- Te tregoheni të kujdesshëm me klientë që nuk janë mësuar të përdorin grimin
Puna me klientë :
- Të prezantuarit e vetes në mënyrë profesionale
- Kapërcimi i kundërshtimeve të klientit
- Ndërtimi i rrjeteve bashkëpunuese dhe negocimet
- Ndërtimi i komunikimit për ndërhyrjet e nevojshme
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!