INFORMACION
Në qoftë se jeni të apasionuar pas lyrjeve të flokëve dhe dëshironi të rrisni mundësitë e fitimeve në sallonin tuaj, atëherë kursi “Teknika e Dekolorimit” tek “Borova Academy” është kursi ideal për ju dhe shumë i rëndësishëm për çdo parukier!
Ky kurs është programuar që të jetë intensiv në mënyrë që të shfaqë metodat kryesore të dekolorimit. Përgjatë kursit do të shpjegohen metoda dhe teknikat kryesore dhe më të rëndësishme për çdo lloj floku. Do të shpjegohet gjithashtu teknikat sipas gjatësisë, duke siguruar një spektër të plotë mbi teknikat e dekolorimit.
Çdo parukier i kualifikuar në lyerjen e flokëve e ka të nevojshme të kuptuarin e principeve të teorive të dekolorimit të flokëve për të fituar vetëbesim. Zotërimi i këtyre aftësive kyç do të jetë një avantazh i madh për repertorin tuaj.
Mos e humbisni këtë mundësi për të patur një fillim të mirë në botën e lyerjeve!
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!