INFORMACION
Dëshironi të bëheni parukierë?
Besoni se kualifikimet janë çelsi i suksesit afatgjatë në këtë fushë?
“Borova Academy” është mundësia më e mirë për fillimin e një karriere të suksesshme në parukeri!
Teknikat kryesore që mbështesin filozofinë “Borova Academy” janë teknikat e prerjes dhe e ngjyrosjes, këto teknika do të kalohen me profesionalizëm tek ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar në parukeri.
Kursi për fillestarët është i ndarë në katër faza duke mbuluar të gjitha njohuritë e nevojshme për një karrierë të sigurt drejt suksesit. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, elementët që do të mbeten konstantë janë:
- Udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Borova Academy” për të gjitha sesionet e punës.
- Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori ashtu dhe në detyra praktike, për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.
FAZA E PARË (JAVËT 1- 4)
PREZANTIM ME TEKNIKAT BAZË.
- 1.Historia & filozofia e “Ardi Borova Salon & Academy”.
- 2. Larja, tharja, produktet e stilimit.
- 3. Teknikat e stilimit
- 4. Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës.
- 5. Teknika e konsultimit me klientët.
- 6. Njohuri mbi kujdesin ndaj klientëve
- 7.Njohuritë mbi produktet
- 8.Njohuritë abc: Prerjet e flokëve sipas mënyrës “Borova Academy”:
- a. Prerje Drejtë
- b. Shkallëzim 0 - 45°
- c. Shkallëzim (Normal dhe i Fortë)
- 9.Teoritë teknike
- 10.Vlerësim i personalizuar
FAZA E DYTË (JAVËT 5-9)
NË KËTË FAZË DO TË HYNI NË BOTËN E PRERJES SË FLOKËVE PËR FEMRA! DO TË FILLONI TË PRAKTIKONI NJOHURITË DHE AFTËSITË QË KENI MËSUAR, NË FLOKË TË VËRTETË. GJITHASHTU, DO TË BËHET DHE PREZANTIMI ME BOTËN E BOJRAVE.
- 1.Sesione pune mbi të gjitha teknikat bazë të prerjes së flokëve për femra
- 2.Demostrim/leksione mbi të gjitha teknikat e prerjeve për femra
- 3.Radhitja në krehje / leksione konsultimi
- 4.Zgjerimi i dijeve mbi produktet
- 5.Formulat e ngjyrave
- 6.Listat e ngjyrave
- 7.Prezantimi me teknikat abc të bojës sipas mënyrës “Borova Academy”
- 8. Vlerësim i personalizuar
FAZA E TRETË (JAVËT 10- 14)
KJO FAZË E KURSIT DO T’JU PLOTËSOJË ME DIJET E NEVOJSHME NË TERMA TEORIKË DHE PRAKTIKË PËR ABC-N E BOJRAVE SIPAS MËNYRËS SË “Borova Academy”
- 1.Teknikat abc të bojës sipas mënyrës “Borova Academy”
- 2. Teknikat “a” mbi lyerjet e plota të bojrave
- 3.Teknikat “b” të lyerjeve të pjesshme
- 4.Teknikat “c” të kombinimit të lyerjeve
- 5.Teknikat moderne të lyerjeve
- 6.Teknikat klasike të permanentit
- 7.Provim për ngjyrat & teknikat
- 8.Vlerësim i personalizuar
Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!