Unë e di që ju keni një ËNDËRR TË BËHENI SI UNË dhe doni që ta bëni realitet! Jeni vetëm një hap larg... ARDI BOROVA AKADEMI!
Tek “Borova Academy” do të mësoni gjithçka mbi artin e bukur të parukerisë që nga komunikimi, paraqitja, sjellja, niveli i lartë profesional, dhe duke vazhduar me trajtimin e flokut, nga prerja, lyerja, fijet, dhe stilimi. Pas mbarimit të akademisë, do t'ju ofrohet punë me kontratë, sipas fushave ku jeni specializuar dhe çertifikuar. Deri tani, tek ne janë diplomuar afro 1500 studentë, nga të cilët mbi 80% e tyre janë të punësuar në këtë sektor dhe kanë pasur një karrierë të suksesshme. “Borova Academy” është e liçensuar nga Ministria e Punës, dhe çertifikata e saj njihet në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Ne ofrojmë mundësi studimi për të gjithë të rinjtë nga Shqipëria, si dhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi.
Kurset zhvillohen në ambjente bashkohore, kurset fillestare në parukeri janë me një afat kohor 3, 6, 9, ose 12 mujor, 1-3 muaj në estetikë dhe grim. Gjithashtu, ne ju ofrojmë klasa për specializime afatshkurtra 1-5 ditë, mund të ndiqni Vip Class me Ardi Borovën 1-2 ditë, klasat Be blonde që janë specializime vetëm për flokët biond, këto kurse janë ideuar për parukierë me eksperiencë të cilët kërkojnë të rrisin akoma më shumë nivelin e tyre profesional. Ndërsa, kurset fillestarë për meshkuj janë me afat kohor 3 dhe 6 mujorë. Në fushën e estetikës “Borova Academy” ju ofron mësime për trajtimin e lekurës, depilim, manicure dhe pedicure. Ndërsa ne make-up do të mësoni të bëni grim televiziv, grim për protagonistët e një filmi, si dhe për personazhet në botën e spektakleve dhe medias.
Ne mbështetemi në një literaturë bashkëkohore e cila do t’ju njohë me tendecat më të fundit të parukerisë dhe trajtimit të flokut, në nivel europian dhe botëror.
Të gjitha këto tek “Borova Academy” i mësoni duke marrë teknikat e duhura nga ekspertët më të mirë, për të qëndruar sa më afër natyrales tek çdo klient, që të duken bukur, me stil, të veçantë, por të mbeten origjinalë.
“Borova Academy” është hapi më i sugurt drejt një karrierë të suksesshme!