________________
TEKNIKA SHATUSH BAYALAGE
_______________
Slider

Teknika shatush bayalage

INFORMACION

Në qoftë se jeni të apasionuar pas lyrjeve të flokëve biond dhe dëshironi të rrisni mundësitë e fitimeve në sallonin tuaj, atëherë kursi “Shatush/Balayage” tek “Borova Academy” është kursi ideal për ju!

Ky kurs është programuar që të jetë intensiv ditë në mënyrë që të shfaqë metodat kryesore të lyerjeve të pjesshme përmes praktikës në sesione të demostrimeve plotë risi. Përgjatë kursit do të shpjegohen metoda dhe teknikat kryesore te lyerjes shatush dhe balayage. Do të shpjegohet gjithashtu teknikat sipas gjatësisë dhe llojeve të ndryshëm të flokëve, duke siguruar një spektër të plotë mbi teknikat e lyerjeve të pjesshme.

Çdo parukier i kualifikuar në lyerjen e flokëve e ka të nevojshme të kuptuarin e principeve të teorive të bojrave dhe aplikimit të tyre në dizajnin e flokëve për të fituar vetëbesim në lyerjen shatush dhe balayage. Zotërimi i këtyre aftësive kyç do të jetë një avantazh i madh për repertorin tuaj.

Mos e humbisni këtë mundësi për të patur një fillim të mirë në botën e lyerjeve!

Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!

+355 4 2270967

+355 68 2026118

+355697636666

ose

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.