_________________________________________
KURS 2 VJECAR
_________________________________________
Slider

Kurs 2 vjecar

INFORMACION

Dëshironi të bëheni parukierë?

Besoni se kualifikimet janë çelsi i suksesit afatgjatë në këtë fushë?

“Borova Academy” është mundësia më e mirë për fillimin e një karriere të suksesshme në parukeri!

Teknikat kryesore që mbështesin filozofinë “Borova Academy” janë teknikat e prerjes dhe e ngjyrosjes, këto teknika do të kalohen me profesionalizëm tek ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar në parukeri.

Kursi për fillestarët është i ndarë në katër faza duke mbuluar të gjitha njohuritë e nevojshme për një karrierë të sigurt drejt suksesit. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, elementët që do të mbeten konstantë janë:

  • Udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Borova Academy” për të gjitha sesionet e punës.
  • Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori ashtu dhe në detyra praktike, për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.

Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!

+355 4 2270967

+355 68 2026118

+355697636666

ose

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.