_____________________________________________________________________
TEKNIKA E BOJES PLATIN
_____________________________________________________________________
Slider

Teknika e bojes platin

INFORMACION

Në qoftë se jeni të apasionuar pas lyrjeve të flokëve biondë dhe dëshironi të rrisni mundësitë e fitimeve në sallonin tuaj, atëherë kursi “Teknika e Bojës Platin” tek “Borova Academy” është kursi ideal për ju!

Ky kurs është programuar që të jetë intensiv në mënyrë që të shfaqë metodat kryesore të dekolorimit. Përgjatë kursit do të shpjegohen metoda dhe teknikat kryesore dhe më të rëndësishme për çdo lloj floku. Do të shpjegohet gjithashtu teknikat sipas gjatësisë, duke siguruar një spektër të plotë mbi teknikat e bojës platin.

Çdo parukier i kualifikuar në lyerjen e flokëve e ka të nevojshme të kuptuarin e teknikës së bojës platin për të fituar vetëbesim. Zotërimi i këtyre aftësive kyç do të jetë një avantazh i madh për repertorin tuaj.

Mos e humbisni këtë mundësi për të patur një fillim të mirë në botën e lyerjeve!

Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedhur në program atë çfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër informacion ju lutemi të na kontaktoni!

+355 4 2270967

+355 68 2026118

+355697636666

ose

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.