Dëshmi

Dëshmi

Anila Dhëmbi

“Ardi Borova Academy” është akademia e parë dhe e vërtet që synon të krijojë profesionistë me njohuri të plotë në fushën e estetikës, makeup-it, dhe parukerisë me aftësi menaxheriale dhe komunikuese. Formimi tek Ardi Borova Academy më ka bërë të kem deri më sot 10vjet eksperience pune prej profesionisti. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është niveli i lartë mbi standartin e edukimit profesional të brezit të ri. Unë do t’ja sygjeroja “Ardi Borova Academy” çdo personi që dëshiron të ketë një karrierë të suksesshme, sepse është një nga bashkpunimet më të mira që ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja për të krijuar një bazë të fortë të karrierës suaj të re.

Florjan Domi

Diçka që e bën ndryshe “Ardi Borova Academy” është se gjithçka që mëson aty është e prekshme, teorike, dhe profesionale. Në fillim duket sikur nuk kupton asgjë, kjo ndodh deri në momentin që fillon dhe praktikon profesionin sepse më pas gjithçka që ke mësuar kthehet në art, dhe fare mirë mund të quhesh artist në atë që bën. Këtë e them nga përvoja si student i “Ardi Borova Academy”! Përveç të tjerash, do t’ja sygjeroja gjithkujt që ka pak shpirt artisti të formohet më tepër tek Akademia e Ardi Borovës, sepse ka një frymë pune dhe mësimi në grup shumë të mire. E gjithë kjo vjen nga organizimi i mirë i shef Ardit! ?

Suljan Lluka

“Ardi Borova Academy“ është një shkollë shumë serioze ku çdo sekondë e shpenzuar ka një vlerë të madhe për të ardhmen tuaj. Borova ka një eksperiencë të madhe në mësimdhënien në industrinë e bukurisë e cila është vlera më e madhe që i përcillet me shume profesionalizëm studentëve. Diploma vlersohet brenda dhe jashtë vendit.

Tek “Ardi Borova Academy” më ka pëlqyer serioziteti, përkushtimi ndaj studentëve, dashuria që duhet të kesh për profesionin tend që në të ardhmen të kesh një karrierë të suksesshme si parukier.

“Ardi Borova Academy “ më ka ndihmuar të rritem si profesionist në fushën e parukerisë por dhe si njeri.

Nese doni të keni sukses në fushën e parukerisë, shkoni tek “Ardi Borova Academy” dhe ju siguroj që nuk do te zhgenjeheni.

Dava Zefi

Tek “Ardi Borova Academy” ka një rregull në të mësuarin e zanatit, çdo gjë që mësohet meret në kohën e duhur dhe me intensitetin e duhur të përkushtimit. Pas mbarimit të akademisë ndjeja që isha i mirë informuar dhe i aftë të gjeja një pune pa shumë vështirësi, përveç kësaj vet Akademia të mundësonte variante punësimi në sallone te ndryshme në qytet. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është mënyra e të shpjeguarit të mësimit. Jo çdo kush mund ta beje këtë gjë, pasi duhet të përcjellesh saktë informacionin për të cilin nxenesi duhet të marrë. Unë e kam sygjeruar dhe vazhdoj ta sygjeroj “Ardi Borova Academy” tek persona të cilët duan vërtet të mësojne një zanat dhe që kane qëllime afatgjata për zhvillimin e zanatit dhe tek ata persona që ndjejnë se ky zanat kaq i bukur dhe qe do i shoqerojë gjatë gjithë jetës do të jetë udhërrefyesi për një karrierë të ndritur.

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.