Ardi Borova

Sallon Kreativ

MUAJI I TË HËNAVE

PROFILI I STUDENTIT: Ideal për stilist me vetëbesim, që janë në kërkim të sfidave në sallonet e tyre të punës. 

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 

KOHËZGJATJA: 4 të Hëna rradhazi

DATAT E FILLIMIT: ___/___/______

PAJISENI ME: “Çertifikata ABC”.

INFO

Të qëndruarit gjatë gjithë kohës të motivuar mund të jetë një sfidë konstante, kështu që ky kurs është krijuar për t’ju asistuar juve të bëni pikërisht këtë gjë. Sallon Kreativ, do e ngre ditë për ditë në një nivel të ri motivimin tuaj, vetëm në 4 të Hëna.

Ky kurs është i fokusuar në krijimin e look-eve në sallon, që ta merrni më pas me vete në sallonin tuaj. I frymëzuar nga metodat e Ardi Borova Sallon, ABC-ja e prerjes së flokëve sipas mënyrës Ardi Borova Sallon, ju do të mësoni se si teknikat inovative të prerjeve mund të ndërtohen në formë të tillë që ti përshtaten klientelës tuaj, ndërkohë që juve ju jep përgatitjen e nevojshme që të frymëzoni anëtarët e tjerë të ekipit tuaj. Sesionet e demostrimit dhe të punës intensive në kurset “Sallon Kreativ” do t’ju lerë ndjesinë e frymëzimit për t’ju kthyer punës tuaj të përditshme në sallonin tuaj, të pajisur tashmë me një portofolio të look-eve të rinj, për të rritur të ardhurat dhe humorin.

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 870


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube