Ardi Borova

Certifikatë për 48 Javë (12 muaj)

Çertifikatë e Kursit për Fillestarë – Kualifikim për prerje & lyerje (përfshin dhe prerje për meshkuj)

PROFILI I STUDENTIT: Nuk është e nevojshme eksperiencë e mirëfilltë, edhe pse do t’ju kërkohet të punoni shumë dhe me pasion për flokët!

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Hënë – E Premte

KOHËZGJATJA: 48 Javë

DATAT E FILLIMIT ___/___/______

PAJISENI ME: Përfundimi me sukses i kursit, do t’ju pajisë me Çertifikatën e shumë kërkuar të “Ardi Borova Academy”.

INFO

Je entuziast për t’u bërë parukier?

Beson se kualifikimet janë çelsi i suksesit tënd afatgjatë në këtë fushë?

Nuk ka fillim më të mirë për të gjithë ata që duan të lenë gjurmët e tyre në botën e parukerisë sesa kursi 48 javor i “Ardi Borova Academy”. Edukim modern mbi kujdesin e flokëve, teknika të prerjes dhe të lyerjes, teknika kryesore që mbështesin filozofinë “Ardi Borova” do t’ju kalohen ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar të parukerisë.

Kursi është i ndarë në gjashtë faza duke mbuluar të gjitha lëndët e nevojshme për të siguruar një rrugë të shpejtë të suksesit tuaj në fushën e parukerisë. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, disa prej elelmentëve mbeten konstantë; udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i Ardi Borova Academy për të  gjitha sesionet e punës. Një vlerësim personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori dhe detyra praktike për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.

 

FAZA E PARË (JAVËT 1 - 7)

KJO FAZË DO T'JU PREZANTOJ ME TEKNIKAT BAZË PËR TË ECUR MË TEJ ME FAZAT E TJERA.

1.Historia & filozofia e “Ardi Borova”
2.Larja, tharja dhe deri tek produktet e stilimit;
3.Teknikat e Stilimit
4.Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës,
5.Teknika e konsultimit me klientët,
6.Përkujdesje perfekte ndaj klientëve
7.Teoritë teknike
8.Vlerësim i personalizuar

Mbani në vëmendje se pasi të kuptohet dinamika e flokut, shumë shpejtë kalohet tek prezantimi i aftësive preçize të prerjes:

abc – Prerje drejtë
abc – Shkallëzimi 0 - 45°&
abc – Shkallëzim Normal dhe i Fortë

FAZA E DYTË (JAVËT 8 - 14)

KJO FAZË VAZHDON TË ZGJEROHET NË PROÇESIN E TË MËSUARIT DHE JU PREZANTON ME DISIPLINAT E PRERJES DHE LYERJEVE.

1.Sesione pune mbi të gjitha teknikat bazë të prerjes së flokëve për femra
2.Radhitja në krehje / leksione konsultimi
3.Vazhdimi i teorisë mbi teknikat
4.Formulat e ngjyrave
5.Listat e ngjyrave
6.Vazhdimi i studimit të teknikave të stilimit
7.Vlerësim personal
8.Zgjerimi i dijeve mbi produktet


FAZA E TRETË (JAVËT 15 – 21)

KJO FAZË JU JEP MUNDËSINË TË HYNI NË BOTËN UNIKE TË PRERJES SË FLOKËVE PËR MESHKUJ DHE VAZHDIMI I PRERJEVE DHE LYERJVE PËR FEMRA.

1.Abc-ja e prerjes së flokëve për meshkuj sipas mënyrës “Ardi Borova”
2.Teknika e prerjes me gërshërën mbi krehër
3.Format e prerjeve për meshkuj me shkallëzim
4.Teknikat e prerjeve të fundeve me gërshër
5.Formulat e avancuara të lyerjve
6.Listat e ngjyrave
7.Prezantimi iabc-s së lyerjeve sipas mënyrës së “Ardi Borova”
8.Vlerësim i personalizuar

FAZA E KATËRT (JAVËT 22 – 30)

KJO FAZË EMOCIONUESE DO TË MBULOJË TEORINË DHE APLIKIMIN E LYERJEVE TË FLOKËVE SIPAS MËNYRËS “Ardi Borova”

1.abc-ja e lyerjes së flokëve sipas mënyrës “Ardi Borova”
2.a Teknikat e lyerjeve të plota të flokëve
3.b teknikat e lyerjeve të pjesshme
4.c Teknikat e kombinimit të ngjyrave
5.Teknikat moderne të lyerjeve të flokëve
6.Teknikat klasike të permanentit
7.Vlerësim i personalizuar


FAZA E PESTË (JAVËT 31 – 39)

KJO FAZËPREJ 6 JAVËSHPËRBLEDH AFTËESITË E MËSUARA MË PARË PËR T’JU RRITUR JUVE VETËBESIMIN DHE NJË TË KUPTUAR MË TË PLOTË TË ROLIT TË NJË PROFESIONISTI. PËRGJATË KËSAJ FAZE, DO TË KENI NJË LEKSION NGA NJË PROFESOR I FTUAR MBI HISTORINË KULTURORE/ FASHION AUTOR / HISTORIAN. 

1.Përmbledhje e të gjitha teknikave të prerjes – për meshkuj dhe femra
2.Teknikat e avancuara të lyerjve dhe të korigjimeve në lyerje
3.Kombinimet në prerje dhe lyerje
4.Kujdesi ndaj klientit
5.Rregulla të mirësjelljes profesionale në sallon
6.Provim për lyerje dhe teknikë
7.Provim në praktikë
8.Vlerësim i personalizuar

FAZA E GJASHTË – (JAVËT 40 – 48)

FAZA E FUNDIT DHE NDOSHTA MË SFIDUESJA PËR KURSIN 36 JAVËSH TË ÇERTFIKIMIT TË FILLESTARËVE ËSHTË DIZENJUAR PËR T’JU DHËNË JUVE KOHËN E NEVOJSHME PËR TË PERFEKSIONUAR AFTËSITË DHE TË PËRDORNI DIJEN E FITUAR, QË T’JU PËRGATISIM PËR TË PUNUAR NË SALLON.

Kursi mbyllet me një provim për prerjen dhe Show Final i Çertifikimit & Ceremonia e shpërndarjes së Çertifikatave, ku do të jenë të pranishëm ekipi i Ardi Borova Sallon & Academy bashkë me të ftuarit tuaj.Ky event kërkon nga ju që të punoni me shokët e kursit për të nxjerr në pah të gjitha aspektet përfundimtare të stërvitjes dhe udhëzimeve që ju janë dhënë në temën identifikuese, modeling, stilim, make up, muzikë dhe ndriçim. Gjithashtu, do të studjoni elementët e më poshtëm:

1.Kombinimin e punës standart në sallon për meshkuj dhe femra
2.Të punuarit në formë të pavarur dhe ndërmarrja e iniciativave
3.Të punuarit me kohë të përcaktuar
4.Leksion mbi shkëputjen, një hyrje të punës kreative në sallon
5.Njohje e avancuar për shkallëzimet 0 – 45° dhe shkallëzimet normale dhe të fortë të flokëve
6.Njohje e avancuar e teknikave të përmbylljes
7.Teknikat e intervistave të punësimit

Vlerësimi përfundimtar

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 839


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube