Ardi Borova

Trilogjia e Lyerjes

KURS AFAT SHKURTËR

PROFILI I STUDENTIT: Ideal për parukier me njohuri teknike që dëshirojnë të përjetojnë edukimin e plotë të “Ardi Borova Academy”, në çdo nivel të tij. 

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Hënë-  E Premte

KOHËZGJATJA: 5 Ditë

DATAT E FILLIMIT: ___/___/______

PAJISENI ME: “Çertifikata e Trilogjisë”.

INFO

Tek “Ardi Borova Academy” filozofia e të mësuarit është zhvilluar në formën e një piramide. Duke filluar me abc-n, ku ju do të depërtoni thellë në të kuptuarit e dinamikave të flokëve përmes metodave të zotëruara nga “Ardi Borova Academy”, abc-ja e lyerjeve të flokëve në mënyrën e “Ardi Borova Sallon”. Përmes një praktike të kujdesshme të këtyre teknikave, do të mësoni si të kontrolloni, punoni me flokun dhe do të kuptoni se si funksionon forma dhe balanca e tij. Gjithashtu, do të mësoni se si të vini theksin tonit të lëkurës dhe të zmadhoni strukturën e fytyrës.

Në mes të piramidës është hapi i rradhës. Tek Niveli Kreativ i Sallonit, do të filloni të merrni të gjitha aftësitë që keni mësuar deri më tani, dhe me rritjen e vetëbesimit kombinimi i teknikave abc në forma të ndryshme për të zhvilluar më tej stilin tuaj personal. 

Në maj të piramidës vjen përbërësi magjik – kreativiteti. Do të keni mundësinë të shikoni ekipin e Ardi Borova Academy, të demostroj mundësitë e dizenjimit të flokëve. Rregullat janë mësuar, tani është momenti për t’i thyer ato, përtej këtij eksperimenti mund të vijnë mënyra të reja të të menduarit.

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 715


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube