Ardi Borova

Trilogji

KURS AFAT SHKURTËR

PROFILI I STUDENTIT: Ideal për parukier që kanë njohuri teknike që dëshirojnë të përjetojnë një edukim të plotë në çdo nivel të formimit të tyre sipas “Ardi Borova Sallon”.

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Hënë - E Premte

KOHËZGJATJA: 5 Ditë

DATAT E FILLIMIT: ___/___/______

PAJISENI ME: “Çertifikata Trilogji”.

INFO

Je në kërkim të përjetosh edukimin Ardi Borova Academy, në prerje dhe lyerje në çdo nivel që t’ju japi mundësinë të shprehni talentin tuaj në maksimum?

Tek “Ardi Borova Academy” filozofia e të mësuarit është zhvilluar në formën e një piramide. Duke filluar me abc-n, ku ju do të depërtoni thellë në të kuptuarit e dinamikave të flokëve përmes metodave të zotëruara nga “Ardi Borova Academy”, abc-ja e lyerjes e flokëve në mënyrën e “Ardi Borova Sallon”. Përmes një praktike të kujdesshme të këtyre teknikave, do të mësoni si të kontrolloni, punoni me flokun dhe do të kuptoni se si funksionon forma dhe balanca e tij. Gjithashtu, do të mësoni se si ti vini theksin tonit të lëkurës dhe të zmadhoni strukturën e fytyrës.

Në mes të piramidës është hapi i rradhës. Tek Niveli Kreativ i Sallonit, do të filloni të merrni të gjitha aftësitë që keni mësuar deri më tani, dhe me rritjen e vetëbesimit kombinimi i teknikave abc në forma të ndryshme për të zhvilluar më tej stilin tuaj personal. 

Në maj të piramidës vjen përbërësi magjik – kreativiteti. Do të keni mundësinë të shikoni ekipin e Ardi Borova Academy, të demostroj mundësitë e dizenjimit të flokëve. Rregullat janë mësuar, tani është momenti për t’i thyer ato, përtej këtij eksperimenti mund të vijnë mënyra të reja të të menduarit.

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 749


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube