Ardi Borova

Akademi

KURS AFAT SHKURTËR

PROFILI I STUDENTIT: Për të mundësuar absorbimin e plotë të përshtypjeve nga ky kurs, Ardi Borova Academy rekomandon përafërsisht që studentët të kenë 5 vite experiencë si parukier të kualifikuar.

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Hënë – E Premte

KOHËZGJATJA: 1 Javë

DATAT E FILLIMIT ___/___/______; ___/___/______ etc.

PAJISENI ME: Çertifikatën “Academy”.


INFO

Jeni në kërkim të perfeksionimit të kreativitetit? Doni të frymëzoheni nga koleksioni i fundit i “Ardi Borova Sallon”?

Kursi “Academy” është dizenjuar për t’ju ndihmuar që të arrini më të mirën tuaj – sezon pas sezoni. E vendosur në zemër të Bllokut, zonës më të populluar, nga e Hëna në të Djelë nga të rinjtë, me look-et më trendy të momentit, Academy shërben si një rezervuar mendimesh për të gjitha zhvillimet e Ardi Borova Academy dhe ndjekja e një kursi këtu ju jep një kontakt të drejtëpërdrejtë me risitë e fundit, në kohë reale.

Ekipi i kreativitetit tek “Ardi Borova Academy” ndajnë aftësitë e tyre me qëllim që t’ju ilustrojnë me koleksionet më të fundit të “Ardi Borova Sallon”, ku programi është i përbërë nga prezantime mahnitëse modelesh, leksione tërheqëse, sesione pune të udhëhequr dhe demostrime që përfshijnë si prerjet dhe lyerjet. Ekipi përpiqet që t’ju bëjë të ndiheni i përfshirë, kujdeset që të ruaj natyrën interaktive të kursit, ju lejon që të kërkoni ndihmë në momente nevoje, ju bëjnë pyetje dhe bëjnë maksimumin për ta venë gjithë talentin e tyre në dispozicionin tuaj. Kursi “Academy” i zgjeron gjithnjë e më tepër kufijtë e dijeve tuaja në parukeri, puna është eksperimentale, e orjentuar nga moda, disa herë ekstrem, por gjithmonë inspirues.

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 979


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube