Ardi Borova

Post Çertifikim

AFATGJATË

PROFILI I STUDENTIT: Do të keni nevojë të keni aftësitë bazë të prerjes së flokëve  për më shumë guidë në të gjitha aspektet e parukerisë deri në një nivel më të avancuar. 

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Henë - E Premte

KOHËZGJATJA: 24 Javë

DATAT E FILLIMIT: ___/___/______

PAJISENI ME: “Çertifikata Vlerësimit Ardi Borova Academy”.

INFO

A do të përfitojë besimi juaj profesional nga kjo guidë ekspertësh?

Kursi i post-çertifikimit është unik në dizenjim, inovativ në përmbajtje dhe i krijuar ekskluzivisht për t’i dhënë zgjidhje nevojave të studentëve me aftësi klasike të forta; pavarsisht kësaj ata kanë nevojë për kohë extra për të mësuar. Ju do të përvetësoni gjithnjë e më mirë abc-n dhe punën moderne të Ardi Borova Sallon, ndërkohë që do të lidheni gjithnjë e më tepër me teknikat moderne të flokëve. Gjithashtu, ju ofron dhe mundësinë të mësoni teknikat më të njohura dhe më shumë të kërkuara në botë. Struktura formale e të mësuarit kompeson të gjithë elementët e nevojshëm që të mund t’ju japë juve ngritjen e nevojshme për të krijuar një emër në fushën e parukerisë. Kursi është i ndarë në 4 nivele të detajuar instruksionesh; çdo nivel zgjat 6 javë. Niveli final përfshin të gjithë kohën e nevojshme të parapërgatijes për t'u bërë gati për set-in e fundit fotografik.

Ju do të merrni guidë dhe mentorim personal nga ekipi më i njohur në Shqipëri, i Ardi Borova Academy, përmes të gjithë niveleve të kursit. Një vlerësim personalizuar do të kryhet çdo 6 javë që të sigurohemi që jeni duke i arritur objektivat e kursit sipas standardeve të Ardi Borova Academy. 

Faza finale e kursit post-çertifikim do t’ju japë mundësinë që të ndiqni kursin e avancuar “Academy” për (1) një javë. Gjithashtu, do të merrni pjesë në një set fotografik ku do t’ju orjentojmë ne mbi temën, stilimin e veshjeve, make-up, humorin, ndriçimin, çdo gjë që do të kesh nevojë të dish, për të sistemuar set-in tënd fotografik. 

FAZA E PARË (JAVËT 1 – 6)

KY NIVEL DO T’JU PREZANTOJ ME ABC-N | PRERJA FLOKËVE SIPAS MËNYRËS ARDI BOROVA SALLON | LYERJA E FLOKËVE SIPAS MENYRËS ARDI BOROVA SALLON. GJITHASHTU E PËRFSHIRË NË KËTË NIVEL ËSHTË:

1.Historia dhe Filozofia e Ardi Borova Sallon/Academy
2.Teoritë teknike
3.Dita e produkteve Profesionale Ardi Borova Sallon/Academy
4.Forma e kokës dhe Struktura e fytyrës
5.Kryerja e një konsultimi të suksesshëm me klientin
6.Kujdes i klientit i përsosur
7.Përmbyllja e punës me produkte
8.Prerja e flokëve për meshkuj
9.Historia e flokëve të meshkujve
10.Vlerësim praktik
11.Vlerësim i personalizuar


FAZA E DYTË (JAVËT 7 – 12)

PRERJET DHE LYERJET KLASIKE / MODERNE TË FLOKËVE DO T’JU PREZANTOHEN PËRGJATË KËTIJ NIVELI KRAHAS NJË EKSPLORIMI MË TË GJERË TË TEKNIKAVE TË PRERJEVE DHE LYERJVE ABC DHE PRERJES SË FLOKËVE PËR MESHKUJ:

1.Vazhdimi i njohurive në abc-n e prerjeve dhe lyerjeve
2.Prezantimi me teknikat e prerjeve disproporcionale
3.Teknikat moderne
4.Vlerësim praktik
5.Vlerësim i personalizuar


FAZA E TRETË  (JAVËT 13 – 18)

KY NIVEL DO TË JETË I FOKUSUAR PËR T’JU DHËNË MUNDËSINË TË KALONI AFTËSITË QË KENI MËSUAR NË PRERJE DHE LYERJE TË FLOKËVE, T’I APLIKONI ME NJË KOHË TË PËRCAKTUAR. METODAT MË TË NJOHURA TË TË MËSUARIT DO T’JU PËRCILLEN.

1.Teknikat e avancuara të lyerjeve
2.Përgatitja për set fotografik
3.Demostrimi para një audience
4.Të mësuarit hap pas hapi
5.E folura publike
6.Planifikimi i leksioneve
7.Të lektuarit
8.Vlerësimi praktik
9.Vlerësimi personalizuar


FAZA KATËRT (JAVËT 19 – 24)

6 JAVËT E FUNDIT DO TË VENË NË PUNË TË GJTIHA AFTËSITË QË KENI MËSUAR, PLUS DO TË KENI MUNDËSINË TË MERRNI PJESËNË KURSIN E AVANCUAR “ACADEMY” PËR 1 (NJË) JAVË.

1.Provimi përfundimtar si në prerje dhe lyerje
2.Kursi i avancuar “Academy”
3.Vëshrimi i demostrimeve të koleksioneve sezonale
4.Koleksioni i teknikave sezonale në prerje
5.Koleksioni i teknikave sezonale në lyerje
6.Leksion frymëzimi
7.Set-i fotografik
8.Vlerësimi i personalizuar përfundimtar

I gjithë kursi ju paraqitet në një frymë bashkëpunimi dhe guide duke u siguruar që të ndjeheni i mbështetur dhe të inkurajuar. Në përfundimin me sukses të këtij kursi do të prezantoheni me “Çertifikata Vlerësimit Ardi Borova Academy”.

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 753


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube