Ardi Borova

Gjithëpërfshirës

AFATGJATË

PROFILI I STUDENTIT: Ju rekomandojmë të keni 1 – 2 vite eksperiencë, që të mund të përfitoni nga ky kurs. 

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Hënë - E Premte

KOHËZGJATJA: 10 Javë

DATAT E FILLIMIT: ___/___/______

PAJISENI ME: “Çertifikata Gjithëpërfshirëse”.

INFO

Je i/e intersuar të rifreskosh përqasjen tënde ndaj flokut? Je në kërkim të një preçizioni më të mirë në punën tënde të përditshme?

Kursi është i parapëlqyeri i profesionistëve të flokëve që janë në kërkim të arritjeve të standarteve më të larta të punës klasike dhe moderne. Me një investim prej 10 javësh, ju do të mësoni teknika të reja në prerje, duke i venë theksin kritereve të teknikave të prerjeve abc që përdoren nga stilistët e trajnuar tek Ardi Borova Academy, duke ju vënë në dispozicion si kohën dhe hapsirat që të perfeksiononi si prerjet drejtë, shkallëzimet 0 - 45°, shkallëzimet normale, të forta si dhe kombinimet mes tyre. 

Kursi gjithëpërfshirës është i fokusuar t’ju japë një bank me teknika prerje, për meshkuj dhe femra, mbi të cilat ju mund të ndërtoni punën tuaj ditore, duke u siguruar që ju të përballeni me të gjitha situatat me klientët tuaj me besim dhe krenari profesionale. 

FUSHAT E TË MËSUARIT

Fushat e të mësuarit përfshijnë:

1.Proçesin e konsultimit dhe komunikimit
2.Përshtatshmëria dhe struktura e fytyrës
3.Prerja e flokëve për femra, abc – sipas mënyrës së Ardi Borova Sallon
4.Kombinimet e gjatësisë, shkallëzimit 0 - 45°dhe shkallëzimit normal, të fortë, si dhe variacionet e tyre
5.Linjat e shkallëzuara dhe format e rrjedhshme për brenda, të kombinuara së bashku
6.Prerja e flokëve për meshkuj, abc – sipas mënyrës së Ardi Borova Sallon
7.Teknikat e përmbylljes – gërshëra mbi krehër
8.Klasikët modern
9.Shkallëzimet dhe shkallëzimet e avancuara si dhe variacionet
10.Format disproporcionale

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 771


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube