Ardi Borova

Bazat e Make Up Artist

PROFILI I STUDENTIT: Nuk është e nevojshme eksperiencë e mirëfilltë, edhe pse do t’ju kërkohet të punoni shumë dhe me pasion për grimin!

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë

ORARI: 9:00 – 16:00 / Ditet: E Hënë – E Premte

KOHËZGJATJA: 4 Javë

DATAT E FILLIMIT: ___/___/______

PAJISENI ME: "Çertifikata Make Up Artist"

INFO

Në këtë kurs, ne duam që të mendosh për llojin e make up artist që dëshiron të bëhesh e më pas do t’ju prezantojmë me praktikë profesionale. Ky kurs do t’ju prezantoj me botën e artit të grim. 

Kursi fillon me:

• Hyrje në artin e grimit;
• Profil pune për grimier;
• Detyrat e përgjithshme të punës;
• Fillimi;
• “Mjetet” e marketimit.

Orjentimi për praktikën profesionale:

• Prezantimi me produktet e grimit;
• Prezantimi me furçat e grimit;
   1. Emrat dhe funksionet për secilën nga furçat e grimit;
   2. 5 furçat më të mira të Ardi Borova Sallon;
• Praktikat e higjenës në grim;
• Ruajtja dhe transportimi i produkteve kozmetike;

Më pas kursi vijon më principet bazë të artit të grimit. Do të mësoni mbi llojet e lëkurave, format e fytyrës, teoritë e ngjyrave, produktet e grimit, problemet e lëkurës, ngjyrat dhe tonet e lëkurës, kombinimi, ndriçimi dhe bazat e aplikimit të grimit. 

Pikat kyç të këtij nivel kursi janë:

• Përgatijet e grimit – gjithçka mbi pastrimin e lëkurës deri tek aplikimi i fondatinës;
• Çrregullimet e zakonshme të fytyrës dhe përzgjedhja e grimit të përshtatshëm;
• Reagimet e ndryshme të fytyrës dhe si t’i shmangim ato;
• Emocionet e ngjyrave;
• Ngjyra e lëkurës dhe nëntonet e saj;
• Modele për përzgjedhjen e ngjyrave për lyerjen e syve;
• Format e fytyrave.

Aplikimet bazë të grimit:

• Si të bësh një grim të plotë nga dhënia e formës vetullës deri tek konturimi i buzëve;
• Cilët mjete dhe produkte grimi të përdorni dhe ku;
• Si të ndërveproni me klientin në një formë profesionale.

Teknikat e heqjes së grimit:

• Gjithçka mbi produktet e ndryshme të heqjes së grimit;
• Si të hiqet grimi në zona të ndryshme të fytyrës.

Fokusimi në Korigjimet e Fytyrës:

• Si të ndërhyni në dëmtime të lëkurës;
• Gjithçka mbi korrektimin dhe mbulimin;
• Si të testoni me sukses ngjyrën e fondatinës;
• Principet e ngjyrave për praktikën e korigjimit të grimit;
• Si të mbulohen dëmtimet dhe probleme te lëkurës;
• Manierizmat me klientë që kanë lëkurë të kushtëzuar;
• Si të theksohen dhe konturohen zona të caktuara të fytyrës për t’i bërë më të dukshme dhe rritur përmasat;
• Teknikat korigjuese për zona kyç të fytyrës;
• Korigjime të zakonshme.

Grimi për lëkura të rritura (mature):

• Si të përshtasni teknikat e aplikimit të grimit për lëkura të maturuara;
• Si të theksohen, të bëhen më të dukshme tipare të fytyrës tek klientët e rritur.

Në këtë nivel të kursit ju do të praktikoni disa nga pamjet më të zakonshme të artit të grimit, siç është grimi për paradite, mbrëmje, sezonal dhe dritëhijet e syve. Do të merrni pjesë në sesione pune më klietnë specifik, si meshkujt dhe adoleshentët dhe do të mësoni bazat e marrëdhënies më klientin.

Aplikimi i grimit përgjatë paradites dhe mbrëmje:

• Krijimi i një grimi bazë për paradite;
• Transformimi i një grimi paraditeje në një grim për mbrëmje.

Grimi për sezone dhe klientë specific:

• Sezonet e modës së ngjyrave dhe trendeve në grim;
• Ndryshimet sezonale;
• Grimi për meshkuj;
• Grimi për adoleshent;
• Grimi përgjatë shtatëzanisë

Grimi për meshkuj:

• Krijimi i një look-u sa më natyral për meshkuj;
• Te tregoheni të kujdesshëm me klientë që nuk janë mësuar të përdorin grimin.

Puna me klientë:

  • Të prezantuarit e vetes si profesional;
  • Kapërcimi i kundërshtimeve të klientit;
  • Ndërtimi i rrjeteve bashkëpunuese dhe negocimet;
  • Ndërtimi i komunikimit për ndërhyrjet e nevojshme

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 1167


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube