Ardi Borova

Rreth Akademisë

Unë e di që ju keni një ËNDËRR TË BËHENI SI UNË dhe doni që ta bëni realitet. Jeni vetëm një hap larg... ARDI BOROVA AKADEMI!

Studentët e Akademisë Borova do të mësojnë gjithçka mbi artin e bukur të parukerisë nga komunikimi, paraqitja, sjellja, nivelin e lartë profesional dhe duke vazhduar me trajtimin e flokut, nga prerja, lyerja, fijet stilimi dhe menjëherë pas mbarimit të akademisë do t'u ofrohet punë me kontratë sipas fushave ku ata janë specializuar dhe çertifikuar. Afro 1500 studentë janë diplomuar nga Akademia Borova.

Çfarë ofron akademia Ardi Borova?

Akademia Borova është liçensuar nga Ministria e Punës, dhe çertifikata e saj njihet në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Akademia ofron mundësi studimi për të gjithë të rinjtë nga Shqipëria, dhe shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Studimet kryen në ambjente bashkëkohore, ato janë në 3 nivele me afat kohor 6 muaj, 9 muaj ku përfshihet parukeri, estetik, grim dhe depilime dhe 12 muaj, ku programit të mësipërm i shtohet edhe manicure, pedicure dhe masazhet. Kjo bazuar në programin që të rinjtë e zgjedhin vetë. Veç kësaj kjo Akademi ofron edhe specializime 1 ditore dhe 1 javore për parukierët që punojnë dhe kërkojnë të rrisin nivelin profesional.

Studentëve iu ofrohet trajnim në fushën e estetikës, kryesisht për trajtimet e fytyrës, njohja e llojeve të lëkurave dhe më pas grimin. Do të mësojnë të bëjnë grim televiziv dhe grim për protagonistët e një filmi apo personazheve në botën e spektakleve dhe medias. Do të mësojnë të bëjnë masazhe të të gjitha llojeve si ato të trupit dhe të kokës si edhe masazhe për fytyrën qafën dhe shpatullat. 

Studentët do të mësojnë me literaturë bashkëkohore dhe do të njihen me tendecat e fundit të parukerisë dhe trajtimit të flokut në nivel europian e atë botëror.

Gjithçka mësohet nga Borova është: trajtimi sa më afër natyrales për çdo klient, me qëllim që të duken sa më bukur, me stil dhe të veçantë por gjithnjë të mbeten origjinalë.

Ardi Borova Academy Ardi Borova Academylightbox[parukeri 832 468]Ardi Borova Academy

Hits: 1316


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube