Irida Kosta
“Ardi Borova Salon” është ndryshe nga të tjeret sepse këtu cdo shërbim ofrohet me profesionalizëm dhe cilësi të lartë. A doni një prerje që qaset me stilin tuaj? A doni një ngjyrë më natyrale që nuk ju prish flokët? A doni të ndryshoni plotësisht pamjen tuaj? Përgjigja është e thjeshtë, “Ardi Borova Salon”. Mos kini frikë dhe lëreni veten në duart e profesionistëve, të cilët vetëm me një shikim dhe duke studiuar flokët tuaj, dinë të përmirësojnë pikat tuaja të dobëta për t'i bërë ato të forta thjesht me një goditje gërshëre ose furçe.
Shërbimi që ofrohet në “Ardi Borova Salon” ofron higjenë maksimale, personel shumë, po shumë te edukuar, te sjellshëm, mikpritës dhe shumë entuziastë. Të saktë në punë dhe në orar. Respektojnë gjithmonë atë çfarë i kërkohet. Është gjithnjë kënaqësi të zbulosh ngjyrat e reja apo prerjet e reja të flokëve në “Ardi Borova Salon”. Produktet që përdoren në këtë sallon janë shumë cilësore dhe shumë të rekomanduara dhe ndjekin tendecat e kohës.
Ambienti është mikpritës, i bukur dhe i mobiluar me shumë shije.
Do t'ia sugjeroja “Ardi Borova Salon” kujtdo sepse “Ardi Borova Salon” është parukeria që po kërkonit për të rikthyer dritën, forcën dhe shkëlqimin flokëve tuaj që po ju kërkojnë ndihmë! “Ardi Borova Salon është parukeria që keni dashur gjithmonë!